Berati pjese e Trashëgimisë Botërore
- Detaje
- Categoria: Berat
- Ndryshimi i fundit: 08 Gusht 2014
Në dosjen e dërguar për miratim, zona e propozuar për të hyrë në listën e trashëgimisë botërore ishte pikërisht Qendra Historike e Beratit, ku përfshihet lagjia Kala, Mangalem dhe Gorricë, me të gjitha objektet që ndodhen në to, duke filluar që nga rrugët, kalatë, shtëpitë karakteristike, kishat, xhamitë, etj.
Bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 58 hektarësh, pra një qytet i tërë që e ka zanafillën prej shek. IV para Krishtit, e që ka kaluar në disa faza zhvillimi arkitekturor, ku ndërtimet e kultit janë ngjizur me fortifikimet e arkitekturën popullore.
Qendra Historike mbështillet nga zona e mbrojtur, apo siç e quajnë specialistët “tampon”, prej 136, 2 hektarësh, që gjithashtu mbart vlera të mëdha arkitektonike e që i rrit rëndësinë zonës së propozuar.