Teleferiku eshte I ri dhe I lezetshem. Heren e pare qe shkova ishte fringo fare, kesaj rradhe vura re me keqardhje qe ca “drunj” kishin gervishtur xhamat. Por jo ndonje gje serioze.

Udhetimi sic e thashe zgjat gati cerek ore dhe pastaj je ne Dajt. Te stacionet e teleferikut poshte dhe lart gjenden 2 kafe nqs ju duhet ndonje gje shpejt e shpejt. 

Kur del nga teleferiku ke nje kafe/pasticeri te vogel dhe nja dy restorante shume afer. Ata qe kane qene ne Dajt para viteve ’90 do vejne re qe fusha e ka ndryshuar. Asnjehere nuk ka patur shume bar por tani nuk ka fare, ka vetem gura e dhe dhe ca kuaj qe mundojne te gjejne ndonje fije bari tek-tuk. Edhe humnera ka ndryshuar, aq sa nuk po e njihja vendin fare. Ngjitur me humneren po ndertohej nje restorant dhe per te pare Tiranen duhet te shkoje te tarraca e ketij restorantit.

Kampi I pionereve eshte shkaterruar komplet. Ka qene shume shume bukur por tani shprehja e duhur eshte “na ishte njehere”. Kthememi ne kohen e tashme. 

{mosimage} Tani pervec restoranteve ngjitur me teleferikun ka edhe restorante te tjera qe jane edhe hotele. Panorama ka shume pamje te bukur por nuk di cte them per sherbimin. Ata kane dhe nje shkolle per fushen e turizmit prandaj nqs shkoni aty ju lutem dergoni pershtypjet tuaja.

Filluam te ecnim pak por restorantet jane larg nga njeri tjetri. Nqs doni te ecni ne kembe llogaritni te pakten nja 10-15 minuta. Rruges erdhi nje furgon dhe na morri deri te King Park (ish kampi i punetoreve).

{mosimage} Sapo hyme thame qe te kishim ardhur ketu qe ne fillim. Dukej qe ishte bere nje investim jo dosido, me te vertete shume bukur.Pamja nuk eshte njesoj si siper por personalisht u kenaqa.
Nqs ndonjeri ka ndonje sugjerim tjeter eshte I mirepritur ta dergoje dhe ta perfshijme si artikull ose si teme te forumi. Cmimet jane pak a shume gjithandej njesoj, per dike qe vjen nga jashte shume pranueshem.

Per me shume fotografi vizitoni galerine .

Per te shkruar me shume vizitoni faqe e Forumit